E trishtë! Zi në familjen e ish-lojtarit të Bylisit, bashkëshortja humbet jetën nga një sëmundje e rëndë (FOTO)

E sotme është një ditë e trishtë për futbollistin kosovarë, Alban Shillova. Ky i fundit ka dhënë lajmin e hidhur pak orë më parë, teksa ka njoftuar se bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë në një moshë shumë të re.

“Me pikëllim të thellë dhe zemra të thyera ju njoftojmë që Kaltrina jonë e dashur ndërroi jetë! Varrimi bëhet me namazin e ikindisë në fshatin Zllatar”, ka shkruar Shillova.

Bashkëshortja, Kaltrina prej muajsh vuante nga në sëmundje e rëndë, duke mos mundur të mposhte këtë betejë. Kujtojmë se e ndjera dhe futbollisti kanë së bashku një vajzë të vogël. Shillova në sezonin 2013-2014 ka qenë pjesë e Bylit dhe aktualisht është pjesë e FC Feronikeli ’74 në Superlkigën e Kosovës.

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe