E TRISHTË/ Ndahet nga jeta bashkëshortja e ish-kryeministrit të njohur

Flavia Franzoni, gruaja e ish-kryeministrit italian Romano Prodi ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Mediat italiane shkruajnë se lajmi është bërë i ditur nga zyra për shtyp e Prodit.

‘Me dhimbje të madhe, Presidenti Romano Prodi, së bashku me djemtë e tij Giorgio, Antonio dhe gjithë familjen e tij, njofton se bashkëshortja e tij, Flavia Franzoni, ka ndërruar jetë sot papritmas”,- shkruhej në njoftim.

Mësohet se Franzoni vdiq teksa udhëtonte me bashkëshortin e saj dhe disa miq, përfshirë ish-ministrin Arturo Parisi, në Umbria. Ajo u rrëzua papritur teksa ecte, ndoshta për shkak të sëmundjes.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur