Një tornado ka shpërthyer në qendër të SHBA-së duke shkaktuar dëme të mëdha.
Pesë persona kanë vdekur dhe dhjetra të tjerë janë plagosur si pasojë e tornados. Shtëpitë janë rrafshuar dhe pemët u shkulën nga tornadoja e cila përfshiu qytetin e Greenfield me rreth 2 mijë banorë.
“Katër të vdekur dhe të paktën 35 të plagosur pasi një tornado goditi Greenfield dhe zonën e Ander County”, tha dje Policia e Shtetit të Iowa-s, duke shtuar se numri i të plagosurve mund të rritet më tej.
Një spital është dëmtuar gjithshtu dhe shumë pacientë janë evakuuar në qendra të tjera shëndetësore. Një tjetër person ka gjetur vdekjen gjatë kohës që ishte duke udhëtuar me makinë kur makina e tij u përfshi nga tornadoja.
Guvernatori i lowa-s njoftoi se rreth 100 shpëtimtarë për të kërkuar në rrënoja. Numri i tornadove në SHBA në javët e fundit ka tejkaluar të zakonshmen dhe që nga fillimi i vitit janë numëruar 800 tornado.