E RËNDË/ U dërgua me urgjencë në spital, ndërron jetë foshnja disa ditëshe (DETAJET)

Një foshnjë disa ditëshe ka humbur jetën ditën e djeshme në Greqi.

Sipas medieve greke, tragjedia ka nisur mëngjesin e djeshëm kur foshnja nisi të qante pa pushim dhe prindërit e çuan te pediatri.

Mjeku pediatër e vlerësoi të nevojshme transferimin e menjëhershëm në spitalin e Volos.

Aty mjekët konstatuan se foshnja ishte e zbehtë, me gjymtyrë të ftohta dhe në gjendje të rëndë.

Foshnja u transferua në Klinikën e Pediatrisë “Achillopouleion”, ku u intubua, por në orën 10:30 të së njëjtës ditë dha frymën e fundit.

Sipas TheNewspaper.gr, foshnja nuk vuante nga Covid, nuk kishte kollë, gulçim apo simptoma të tjera në përgjithësi.

Është urdhëruar një autopsi për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së tij.

Related posts

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën