E RËNDË/ Shqiptari vetëvritet në sy të fëmijëve pas sherrit me gruan e tij

by KLIKOJE.AL

Një 50 vjeçar shqiptar është vetëvrarë në sy të gruas dhe fëmijëve në Greqi pas një sherri në familje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kalo Nero në Messinia.

Sipas mediave greke, shqiptari mori pushkën dhe qëlloi veten, duke ndërruar jetë në vend.

Fillimisht 50 vjeçari qëlloi me armë zjarri në ajër, më pas fëmijët u përpoqën ta qetësonin por nuk e arritën një gjë të tillë.

Policia greke po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.