167
Një i moshuar ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të shtune në vendin e quajtur Gostil i vjetër në Kukës.
H.C., rreth 81 vjeç, duke u larë në liqen, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Sipas informacioneve të policisë, familjarët me ndihmën e efektivëve kanë nxjerrë trupin nga uji, por fatkeqësisht i moshuari ka ndërruar jetë.
Informacion paraprak:
Në vendin e quajtur “Gostili i vjetër”, shtetasi H. C., rreth 81 vjeç, duke u larë në liqen, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Nga shërbimet e Policisë dhe familjarët është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të 81 vjeçarit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.