Mbrëmjen e djeshme Olsa Muhameti e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” u shpreh se vlerëson njerëzit që punojnë, kur përballë kishte emrat e Arjan Komonit dhe Olti Currit. Me këtë fjali u la të nënkuptohej që Olti Curri për Olsën nuk ishte një njeri punëtor dhe madje ajo tha në një momet se nuk e mbante mend që Olti ka qenë opinionisti i parë në Përputhen.
Nuk ka vonuar përgjigja e blogerit Olti Curri, i cili nga pushimet ka publikuar një video ku thotë:
“Yes, foli dhe Olsa! Sa e lezetshme që është! Olsa është Linda Morina e autorëve televiziv shqiptar. E keni parasysh tek Çani që fton Aurela Gaçen, Inva Mulën dhe i prezanton si këngëtarë pastaj fton edhe Linda Morinën e thotë këngëtarja Linda Morina. Kështu ndodh edhe me Olsën që e prezantojnë si autore ndërkohë që kanë prezantuar Rezart Agën, Ledion Liçon, Zefina Hasanin, Dalina Buzin kupton dhe ajo e beson normalisht. Oh sa e lezetshme e modhe fare! Vetëm se ka ngatërruar diçka! Të punosh nuk do të thotë të punosh vetëm poshtë tavolinës të drejtorave të televizioneve të ndryshëm. Ka dhe punë të tjera që janë dinjitoze, pa zhurmë dhe me shumë të ardhura!”