Ronela Hajati dhe perfomanca e saj në Eurovizion është kthyer në temë debati kudo në vend, për këtë gjë fliste dhe emisioni i mbrëmshëm “Opinion” nga Blendi Fevziu.
Ronela Hajati është lodhur nga opinionistët dhe personat që po vazhdojnë ta komentojnë dhe nuk ngurron t’i quajë edhe ‘të kalbur’.
Ndonëse “Eurovision” ka përfunduar, diskutimet rreth performancës së saj vijojnë. Mbrëmjen e djeshme në “Opinion” një panel të ftuarisht po diskutonin rreth përfaqësimit të saj në Festivalin Europian, duke shprehur mendimet e tyre pozitive dhe negative.
Ky diskutim nuk i ka shpëtuar as Ronelës e cila pas programit ka bërë një status në Instagram. Këngëtarja nuk ka etiketuar publikisht asnjë person por kuptohet për kë e ka.
“Paskeni qenë të vdekur për tu kapur me mua. Opinionistë të kalbur siç e keni mendjen dhe shpirtin… Turp!”, shkruan Ronela.
Këtu e ka fjalën për disa nga të ftuarit mbrëmë në Opinion që e kritikuan publikisht Ronelën si sociologu Ergys Mërtiri, regjisori Bujar Kapexhiu dhe gazetari Flavio Qarri.