Askush nuk e kishte menduar që ish-konkurrentja e Përputhen, Shqipe Hysenaj, të bënte thirrje për hapjen e shtëpive publike. Në një video në rrjetet sociale, Shqipja është shprehur:
“Zakonisht nuk e kam në natyrë që të tërheq fjalët e mia, por dikur kam thënë që nuk do të doja që të hapeshin këto shtëpitë publike për arsye se njerëzit duhet të martohen dhe të krijojnë familje. Por sot me këto raste përdhunimi të vajzave, jam shumë pro që të hapen këto shtëpi publike për këta palo meshkuj që janë thjesht meshkuj dhe nuk kanë as edukatën minimale.”
@shqipehysenaj16 #albaniangirl🇦🇱 #🦅eagle🦅 #savages #fuckit #tiktok🔥 #onfire #queen👸🏼 #me🥰 #moveongirls #wildgi #🔥🔥🔥🔥 #tirana🇦🇱 #me💖 ##dontlike##sweetest##wildgirl##sava##tiranacity##😎😉😚 ♬ suono originale – Shqipe Hysenaj
Më herët, pro hapjes së shtëpive publike është shprehur edhe Getinjo.
Reperi shkroi:
“O njerëz të dashur! Leni bre komentet dhe postimet e tipit “Kqyre qysh vishet, kqyre qysh lyhet e sene-rende”, o jarana, o shoqëri, nuk janë këto arsye – palidhje po i shkruani. Përdhunimi është i paarsyeshëm, pikë! Mos ju rastistë kurrë në familje se keni për ta parë dhe ndjerë vet. Ruaje fëmijën, ruaje veten, po më së shumti ruaje nderin.
Albin Kurti, ndoshta dukuria negative ‘dhunim’ nuk ndalet përgjithmonë, por i sigurt jam që do të rrallohet esktrem. Lejo shtëpinë publike, njerëzit që kanë probleme seksuale paguajnë dhe shkojnë shfryhen! Të kërkoj falje që të bëra tag (etiketim), por kryeministër të kam.”
