344
Disa ditë më parë një vajzë 29-vjeç është hedhur nga oborri i kishës së Laçit duke rënë nga lartësia e konsiderueshme.
Pavarësisht dëmtimeve vajza ka shpëtuar dhe momentalisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas dyshimeve të para dyshohet se vajza vuan nga depresioni, ndërsa ende po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Me datë 17.12.2022, shtetasja Xh. M. 29 vjeçe, banuese në Elbasan, tek oborri i Kishës së ” Shna Ndout” në Laç, është vetëhedhur nga shkëmbi duke rënë në humnerë.
Në media është publikuar, momenti kur e reja hidhet nga Kisha e Laçit dhe shpëton mrekullisht.