“E ndjeja që vjet se do fitonim titullin”, “orakulli” Edlir Tetova pas suksesit ndaj Partizanit: Ia kujt ia dedikoj fitoren

Edlir Tetova

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova nuk mund të ishte më i lumtur se kaq pasi arriti të fitonte të dy trofetë këtë sezon.

SEZONI- Të dyja trofetë jo me thënë atë që është, por kur u mundëm me Tiranën vjet deklarova se këtë sezon do të ishim më mirë dhe gjatë ecurisë kur bëmë mirë thamë pse mos ti tentonim të dyja trofetë.

NDESHJA-Në pjesën e parë e markuam mirë Mba-në dhe aty erdhi dhe goli. Unë e pata deklaruar që është lojë episodesh edhe ne e kishim mundësine, goditëm shtyllën, ishim më pranë golit. Ka qenë një konstatim i mirë, fitova duelet në mesfushë, e menaxhuam mirë, por edhe Partizani kishte momentet e veta.

DEDIKIMI-Fitoren ia dedikoj familjes time dhe Edmond Zallës, kam mirënjohje pafund për atë njeri. Mbas dy ditësh nisem me pushim dhe do kemi 1 javë pushime. Ikën vetëm Fernando nga skuadra, kemi dy oferta për dy lojtarë, por qëndrojmë me këmbë në tokë”, deklaroi Tetova për “MCN TV”.

Related posts

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)

Partizani, dy lojtarë në garë me kohën për sfidën ndaj Bylisit (EMRAT)

Ndodh me klubin e Superiores, lojtarët nuk dalin në stërvitje, priten pezullime