Aktorja Arjola Demiri, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale ka dalë me një mesazh për ndjekëset e saj femra. Ish-banorja e Big Brother Vip, u ka sugjeruar ndjekëseve që të përdorin sa më shumë filtra dhe editime (photoshop) në rrjetet sociale.
Pas shumë komenteve kundër, ku i vënë në pah se aktorja përdor shumë Photoshop, sot Arjola ka menduar që këtë t’ua sugjerojë edhe kritikeve të saj.
Nuk dihet nëse Demiri e ka me ironi, por në video dëgjohet të thotë:
“Kam shumë kohë që nuk po e kuptoj frustrimin e femrave ndaj filtrave, ndaj editimit të fotove, se nuk e kam shpik unë. I ka shpik dikush tjetër për me i përdor na. Edhe.. pse nuk i përdorni të njëtat filtra që përdori unë?! Përdorini edhe ju, mos u ndini keq, mos u ndini të frustrume, ndoshta ju përmirësojnë edhe shpirtin, edhe pamjen, edhe ju bëjnë pak më pozitivë se na e shpifët me gjithë këtë energji negative. Shumë dashuri nga unë.”