Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj.
Shpesh herë Bora merr dhurata ose surprizohet nga fansat e saj, të cilat nuk nguron që ti publikojë edhe në Instastory, ashtu siç ka ndodhur edhe me rastin e fundit.
Vetëm pak më parë moderatorja ka publikuar një video të makinës së saj nga jashtë, ku disa nga adhuruesit e saj, të cilët e kanë ditur se makina është e saj kanë shkruar dedikimet e tyre për Borën.
Kjo ndodh për faktin se makina ishte e pluhurosur (për të cilën Bora kërkon ndjesë) dhe e kanë pasur shumë të lehtë që të mund të shkruajnë me gishta mbi pluhur.
Gjithsesi Borës i ka pëlqyer shumë dhe ndihet mjaft e lumtur për këtë gjest.
Këtë sezon të ri televiziv Bora nuk është më pjesë e “Për’Puthen”, por i është besuar drejtimi i spektaklit më të ndjekur të kërcimit në Shqipëri, “Dancing With the Stars”.