Detaje të reja janë bërë publike për media nga vrasja e Vanessa Ballan.
Kujtojmë se 27-vjeçares italiane, e cila u masakrua me thikë nga 41-vjecari nga Kosova në provincën e Trevisos në Itali.
41-vjecari, i cili u arrestua disa orë pasi kishte kryer krimin nuk arrinte ta pranonte ndarjen nga partnerja italiane me të cilën kishte pasur një histori të shkurtër dashurie shkruajnë mediat italiane.
Ai prej një viti e përndiqte 27-vjeçaren duke e kërcënuar se do ta vriste dhe do t’i tregonte bashkëshortit videot intime nëse nuk rikthehej me të.
“Nëse nuk kthehesh me mua do të të vras, do t’i tregoj bashkëshortit tënd videot tona intime që kemi bërë bashkë”- i drejtohej 41-vjecari -ish-partneres së tij. Çifti kishte pasur një lidhje kur ajo ishte ende një adoleshente.
E reja italiane e denoncoi në polici më 26 tetor por asnjë masë nuk u mor ndaj 41-vjecarit. Pas denoncimit u duk sikur situata u qetësua, kjo pas kontrollit të policisë në shtëpinë e tij.
Prokuroria deklaronte se nuk kishte prova për të arrestuar 41-vjecarin pasi mesazhet kërcënuese ishin fshirë nga celulari i 27-vjecares për mos i parë bashkëshorti i saj. Ata raportonin se ishin duke hetuar mbi çështjen.
Sipas mediave italiane ka qenë shtatzënia e dytë e së resë, e cila ishte në muajin e tretë, e ka acaruar në maksimum 41-vjecarin deri sa mori aktin ekstrem të vrasjes.
41-vjecari nga Kosova kishte postuar edhe disa herë video në TikTok ku fliste për dashurinë e tij.
‘Unë të kam dhuruar zemrën por ti mos e ço në djall”. Pra kjo tregonte se ai nuk ishte dorëzuar kurrë dhe dëshironte që ajo të kthehej me të. 27-vjeçarja italiane prej 11 vitesh ishte martuar dhe ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë.