E gjeni dot se për kë bëhet fjalë?! Sot është një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Ai është padyshim një ndër reperat e preferuar shqiptar dhe duket se faktin që do të bëhej kaq i famshëm e ka ditur që në fëmijëri. Bëhet fjalë për Stresin, i cili di gjithmonë si të jetë në qendër të vëmendjes.

Ditën e sotme, reperi ka publikuar një foto kur ka qënë i vogël, teksa mban një kapele në kokë dhe në gojë mban diçka që në dukje të jep idenë e një cigareje.

“Kur isha i vogël, e dija që do bëhesha i madh”, shkruan Stresi bashkangjitur fotos të publikuar në Instastory.

Aktualisht Stresi po punon për projektin e ri muzikor dhe mbrëmjen e kaluar ai ka pyetur fansat nëse janë gati për këngën e radhës.

Stresi është komentuar së tepërmi në median online kohët e fundit dhe shkak të një “sherri” virtual me një tjetër reper, emri i të cilit është Cllevio. Stresi madje i kërkoi falje familjes së tij për shkak të fjalorit të përdorur në rrjetet sociale kundrejt tij.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.