E FUNDIT/ Vendim drastik pas disfatës: kapiteni përjashtohet, akuza të rënda në ajër

Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi nuk e ka falur humbjen përballë Bylisit me shifrat 2-1, disfatë që erdhi në minutën e 97-të. Në atë minutë, ballshiotët shënuan falë një penalltie të shkaktuar nga kapiteni i vlonjatëve, Lorenc Trashi.

Është pikërisht ky i fundit që duket se e ka pësuar rëndë. Sipas televizionit lokal “6+1 Vlora”, Sinan Idrizi e ka përjashtuar Trashin nga ekipi, me dyshimet për një trukim ndeshjeje, duke e parë shkaktimin e penalltisë në “frymën e fundit” si të qëllimshëm.

Sipas të njëjti burim, ky vendim i kreut të klubit vlonjat, ka ardhur pas protestës së tifozëve pranë stadiumit “Flamurtari”. Në vazhdim pritet një reagim zyrtar nga klubi i Flamurtarit.

Related posts

0-0, por me “zjarr”, nuk ka fitues mes Vllaznisë dhe Dinamos

Çmenduri në Durrës! Teuta dhe Partizani dhurojnë spektakël me 4 gola (video)

Alarm te Partizani, titullari i sulmit përfundon në operacion pas dëmtimit me Vorën (FOTO)