UEFA ka njoftuar këtë të premte se në përputhje me nenin 31.4 të Rregullores së saj Disiplinore, ka caktuar një Inspektor të Etikës dhe Disiplinës për të kryer një hetim mbi sjelljet e mundshme raciste ose diskriminuese nga tifozët gjatë ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë zhvilluar në Hamburgu.
UEFA po heton më konkretisht thirrjet kundër Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut nga tifozët kroatë dhe shqiptarë. Organizata më e lartë ndërkombëtare do të hetojë edhe sjelljen e pretenduar të papërshtatshme të lojtarit shqiptar Mirlind Daku, i cili pas ndeshjes përdori megafonin dhe shoqëroi thirrjet e tifozëve, të cilët kënduan kudnër popullit sllav.
UEFA njoftoi se në orët në vijim do të ketë një vendim për këtë çështje, por normale është që të dyja Federatat marrin një sanksion të konsiderueshëm financiar dhe me siguri Daku do të ndëshkohet me disa ndeshje, ndaj nuk do të luajë kundër Spanjës të hënën e ardhshme. Shqipëria duhet të fitojë për të kaluar në fazën tjetër.
Serbia 🇷🇸 born Albanian 🇦🇱 football player Mirlind Daku leading fans to cheer:
Fuck Macedonians 🇲🇰 / Qifsa maqedonën@UEFA should ban him from the remainder of the tournament for spreading hate against a people/country that isn’t even participating.
pic.twitter.com/eIDTS3H9MW pic.twitter.com/M0Lpe6napN— Igor Jaramaz 🇷🇸🇨🇦 UN SC 1244 (@IgorJaramaz) June 20, 2024