E FUNDIT/ Skënderbeu shet sulmuesin në kulmin e kampionatit, zbulohet shifra që përfiton klubi korçar (FOTO)

Skënderbeu

Skënderbeu, problemet e kohëve të fundit me dënimin e UEFA-s, që qendron si hije mbi kokë, mund të kenë tronditur fort Skënderbeun, por jo aq sa ti ndryshojë konceptin për futbollin. Korcarët shpresojnë gjithnjë tek zgjidhja e situatës, e ndërsa kanë ruajtur një bazë me lojtarë ekspertë të triumfeve të fundit, vazhdojnë të ruajnë strategjinë e kërkimit të talenteve të rinj, që jo vetëm do ti japin freski fizike organikës, por janë potencial i mirëfilltë i shitjeve të mundshme.

Skënderbeu

SHITJA E SULMUESIT

Rasti më i fundit është ai i sulmuesit Nnamdi Franklin Ahanonu ardhur këtë sezon nga Turbina e Cërrikut. Sipas “Panorama Sport”, Skënderbeu ka shitur nigerianin te klubi nga Kazakistani, Astana.22-vjeçari nigerian do të udhëtojë që sot drejt skuadrës së re, duke u larguar nga Skënderbeu në kulmin e sezonit.

Nga ky transferim skuadra korçare pritet të përfitojë shumën e 600 mijë eurove, bashkë me bonuset.

LEXO MË SHUMË:Tirana “e plagosur” në Korçë, për Skënderbeun është një betejë për Final-Four; vetëm një ndryshim në formacionin korçar

Fakti që Tirana luajti gjysëmfinalen e Kupës, e mundur 2-0 nga Kukësi, mund të jetë një lloj avantazhi në freskinë fizike të skuadrave. Por sidoqoftë kohë për të rikuperuar energjitë ka, për më tepër që bardheblutë kanë dalë të dërrmuar nga sfida dhe tifozët presin një reagim. Skënderbeu duhet të bëjë kujdes, por pavarësisht kësaj Gvozdenovic nuk heq dorë nga sistemi ofensiv i të tijve, i njëjti megjithatë që e la në baltë kundër Dinamos. Tekniku serb i bardhekuqve ka humbur të skualifikuar Kosta Vangjelin, por duhet të jetë i qetë sepse janë rikuperuar Shaqe dhe Peçani, që vijnë nga dëmtimi dhe ishin në pankinë në ndeshjen e humbur para pauzës për Kombëtaret.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)