E FUNDIT/ Para një muaji firmosi në klubin e Superiores, trajneri i thotë lamtumirë klubit (FOTO)

Një tjetër ndryshim në pankinat e Superiores. Skerdi Bejzade i ka dhënë sot lamtumirën klubit të Laçit, duke ndërprerë bashkëpunimin me kurbinasit pas vetëm pak javësh. Ish-sulmuesi i njohur firmosi me kurbinasit pikërisht më 29 gusht, duke marrë drejtimin e skuadrës nga e cila ishte larguar pas javës së parë të kampionatit. Por edhe pse ai arrit të kthente përsëri Laçin te paraqitjet e mira, duke siguruar fitore me Teutën e Vllazninë, pas humbjes së fundit ndaj Dinamos ka ardhur vendimi për t’i dhënë lamtumirën kurbinasve.

“Panorama Sport” ka mësuar se Bejzade ka lajmëruar sot presidentin Pashk Laska dhe palët janë ndarë në mirëkuptim me njëra-tjetrën. Një vendim që tashmë sjell përsëri kaos te Laçi, i cili duhet të gjejë një trajner të ri për vijimin e sezonit.

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)