176
Një aksident i rëndë është regjistruar pak çaste më parë në zonën e Unazës në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një këmbësore. Raportohet se shoferi është larguar nga vendngjarja me shpejtësi, ndërsa gruaja shihet e shtirë në mes të rrugës. Këmbësores i kanë ardhur në ndihmë kalimtarët e rastit. Ambulanca deri në këto momente nuk ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa shkaku i aksidentit nuk dihet ende.