E FUNDIT/ Korabi mbetet “thatë”, Lushnja pranë firmës me sulmuesin e dibranëve (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Merkato në Shqipëri është në një fazë të nxehtë tashmë, me skuadrat e Kategorisë së Parë që po përpiqen të përforcohen me elementët e nevojshëm. Lushnja është shfaqur aktive këto kohë duke transferuar disa lojtarë, në orët e fundit, ekipi drejtuar nga Gugash Magani pritet të firmosë me Erjon Dragoji-n, sulmuesi i cili është pjesë e Korabit.

Me ekipin dibran, sulmuesi i krahut të majtë ka zhvilluar 16 ndeshje duke shënuar vetëm 1 gol. 24-vjecari pritet të përforcojë repartin e sulmit, ku së bashku me Ibrahim Romeo Olola dhe Cankën pritet të prodhojnë shumë gola.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.