E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

Lajme pozitive nga kampi pogradecar, ekipi liqenor, i cili në edicionin e kaluar siguroi ngjitjen në Kategorinë e Parë, tashmë është bërë me presidenti të ri. Bëhet me dije se Bashkia e Pogradecit hodhi në ankand për shitjen e aksioneve të klubit, teksa pati vetëm një ofertë të paraqitur dhe ajo ishte e presidentit të “Arlis Construction”, Armand Lilo.

Tashmë procedura është mbyllur është bërë vlerësimi i ofertës dhe Lilo zyrtarisht është presidenti i ri i Pogradeci.

Me emërimin e presidentit të ri, objektivat e Pogradecit këtë sezon pritet të jenë madhore. Sipas informacioneve që vijnë nga kampi liqenor është rikonfirmuar në krye të pankinës shkodrani Samuel Nikaj edhe për 1 sezon, ndërsa nuk ka të dhëna se çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër drejtuese të klubit.

Related posts

Pushim ekstra për Dinamon, klube nga Çekia vëzhgojnë sulmuesin (FOTO)

Merkato e nxehtë te Tirana, rinovime dhe ofertë nga Turqia për sulmuesin

“Ibrahimovic nuk e duronte Taren”/ Gazetarja zbulon detajet e përplasjes: Vetëm ai festoi kur…