E FUNDIT/ Broja te Inter? Ausilio zbulon nga Tirana planet për sulmuesin shqiptar, flet edhe për Asllanin

by S.M

Në Federatën Shqiptare të Futbollit ishte i ftuar në kursin për drejtorët sportiv, drejtori i Inter, Piero Ausilio.  Në orët e fundit është përfolur për një interesim të klubit zikaltër ndaj Armando Brojës, vetë drejtori komentoi se lojtari nuk bën pjesë në planet e Interit. Ausilio foli gjithashtu edhe për Kristjan Asllanin.

“Jo, më vjen keq por nuk është e vërtetë sepse ne jemi të kënaqur me sulmuesit që kemi. E njoh Brojën dhe e di që po rikuperohet nga një dëtim i rëndë e që ka bërë edhe një gol. Shpresoj të jetë i rëndësishëm për Kombëtaren tuaj, duke filluar nga e enjtja. Por te Inter, nuk ka asnjë mundësi.”

“Asllani u mor sepse kemi konsideratë për të. Si gjithë të rinjtë ka nevojë për kohë. Ne besojmë te ai, edhe trajneri gjithashtu. Në merkaton e fundit, daljen e Brozovic e bëmë për ti krijuar më shumë hapësirë atij. Në atë pozicion kemi atë e Calhanoglu. Ai po bën minuta, eksperienca me Kombëtaren do ta bëjë më të fortë. Besojmë shumë te ai.”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.