E FUNDIT/ Ahmataj në dyshim, Tirana piketon trajnerin e ri për sezonin e mbetur

by S.M

Pavarësisht fitores 5-0 ndaj Egnatias, Julian Ahmataj nuk ka rritur kuotat për të qendruar në stolin e Tiranës. Pas ndeshjes vetë tekniku la të nënkuptohej se klubi është në kërkim të një tjetër trajneri.

Janë disa emra në listë për të marrë drejtimin e Tiranës, por Klikoje Sport ka mësuar se tekniku më i favorizuar është Ernest Gjoka. Pritet që këto ditë 53-vjeçari të takohet me drejtuesit për të folur fillimisht rreth projektit, por edhe sa i përket pjesës financiare. Hera e fundit që Ernest Gjoka ka drejtuar një skuadër në Kategorinë Superiore ka qenë Kukësi në vitin 2019, më pas erdhën eksperiencat me Shkëndijën dhe Ohod në Arabinë Saudite.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.