E frikshme çfarë ndodh në rrugët e Tiranës, vajza të mitura pinë fshehtas tullumbace me azot, njëra prej tyre humbet ndjenjat

by S.M

Një video po bëhet virale orët e fundit. Ajo tregon disa vajza minorene të cilat po thithin tullumbace me oksid azoti. Kjo lloj droge po bëhet gjithnjë e më shumë problem kohët e fundit në kryeqytet, ku të rinjtë po e thithin pa kontroll.

Në videon për të cilën thuhet se është filmuar në Tiranë duken disa vajza të moshave jo më shumë se 14-15 vjeç të cilat po marrin “tullumbacen drogë”. Në video shihet njëra prej tyre që bie në tokë si pasojë e substancës së fortë që përmban ky lloj gazi. Policia nuk ka reaguar ende për videon në fjalë. Më herët policia njoftoi arrestimin e një personi nga Durrësi që reklamonte në rrjetet sociale bombola me oksid azoti që sipas tij “të çojnë në avion”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.