“E dua këtë Kupë”/ Presidenti i Egnatias ia bën të qartë lojtarëve për finalen me Tiranën: Kam investuar dhe jam lodhur shumë

by KLIKOJE.AL

Finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet sot në “Elbasan Arena”, mes Tiranës dhe Egnatias, ora 19:00. Dy skuadra që bashkë me Partizanin kampion, ishin kryefjala e këtij sezoni. Bardheblutën do të kërkojnë të rrëmbejnë një trofe në këtë sezon, fundi i të cilit ishte mjaft i hidhur, për faktin se e humbën titullin kampion në metrat e fundit.

Egnatia, në të dytin sezon në Superiore, do të kërkojë lavdinë duke rrëmbyer një trofe, që do të ishte i pari dhe që do të vuloste një sezon të mrekullueshëm. Një trofe si shpërblimi më i mirë për një skuadër që ka surprizuar gjatë gjithë sezonit në fushën e lojës. Presidenti i klubit rrogozhinas Agim Demrozi e ka të qartë se kërkon Kupën në Rrogozhinë.

“Kupën e duam, sepse si skuadër na duhet një kupë e madhe, ngaqë më parë kemi fituar veç disa kupa të vogla si kampionë të Kategorisë së Dytë dhe të Parë. Tani është radha ta konfirmojmë këtë gjendje. E dua shumë këtë kupë, kam investuar shumë, jam lodhur shumë. Njëkohësisht jam shpresëplotë se do të jetë një finale shumë e bukur. U them gjithë rrogozhinasve të jenë në stadium, sepse nuk do t’i zhgënjejmë.”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.