Pas një periudhe të gjatë shkëputje nga ekrani, Balina Bodinaku është rikthyer dhe madje dy herë në javë, si opinioniste në “Big Brother VIP”. Por a e dini kush është partneri i saj? Pikërisht analisti shumë i njohur Andi Bushati. Të dy figura shumë të njohura të ekranit shqiptarë, por shumë hermetik për jetën private, saqë një pjesë e mirë e publikut nuk janë në dijeni për marrëdhënien e tyre.
Para disa vitesh Balina ka folur për herë të parë për Andi Bushatin në një emision ku ka zbuluar historinë e njohjes së ty.
‘Nisi si një shaka, një tallje. Ishte vera e 2008-ës. Më vjen një mesazh në telefon, ndërsa nxitoja për të hyrë në kinema, për të parë një film me shoqërinë. Shkruhej: ‘Ky është fustani që bleve sot?’. Nuk e njihja numrin dhe sigurisht nuk u përgjigja. Unë vërtet kisha hyrë në një dyqan, edhe pse nuk kisha blerë asgjë.’
‘Të nesërmen, bie telefoni, ishte po ai numër. Sapo e hapa, më tha: “Ke apo s’ke gjak? Si nuk kthen një përgjigje mesazhit, apo të bëhesh kurioze se i kujt ishte numri…’
Balina e kishte kuptuar se bëhej fjalë për “Bushatin” siç e thërriste, dhe ndonëse ai i kishte thënë se ishte thjesht një shaka, i kishte bërë përshtypje që ajo vërtet nuk i kishte kthyer asnjë përgjigje.
Pasi kishin nisur të bisedonin, Balina i ishte betuar se një ditë do t’ia kthente shakanë. Pasi kjo gjë u harrua, pas dy vitesh ajo vërtet ia ktheu. Pas një periudhe shkëputjeje nga televizioni Klan, Balina e kishte parë rastësisht Andin të ftuar në “Opinion”, dhe nuk e dinte që ai ishte kthyer në këtë emision. Kështu, mendoi t’ia kthente shakanë aty për aty.
Marr telefonin e bankës, që nuk e kishte dhe i shkruaj:
‘Klani nuk të shkon, por duket shumë më mirë me ty. Sepse doja që të kuriozohej aq sa u kuriozova unë. Nuk m’u përgjigj atë ditë.’
Dhe gjejeni pak? Pas disa ditësh i telefonon dhe ajo i thotë të njëjtën gjë që ai i kish thënë para dy vitesh: “Po ti more, ke gjak apo s’ke gjak?”.
Pas këtyre dy shakave, ata e patën më të thjeshtë të afroheshin me njëri-tjetrin.