E çmendur pas Messit, modelja braziliane bën premtimin e madh: Nëse Argjentina fiton Kupën e Botës…

Fansja e çmendur e Lionel Messi, Miss Bum Bumi ka premtuar se do të bëjë një “super tatuazh” të ri nëse Argjentina fiton Kupën e Botës. Suzy Cortez, e cila njihet si “Miss Bum Bum”, ka premtuar se do të bëjë një “super tatuazh” të ri nëse Argjentina arrin që të fitojë Kupën e Botës.

Modelja dhe prezantuesja televizive me origjinë braziliane është bërë e njohur si fansja e çmendur e futbollistit të famshëm, Lionel Messi. Madje ajo ka edhe tatuazh portretin e tij afër pjesëve intime.

Cortez herë pas here merr vëmendjen e ndjekësve me imazhet erotike në rrjetet e saj sociale duke pozuar me fanellat e tij. Madje, ajo u bllokua nga fituesi shtatë herë i Topit të Artë pasi i dërgoi disa foto seksi.

“Daily Star” shkruan se tani ajo ka zbuluar planet për një tatuazh të ri nëse ai fiton Kupën e Botës së tij të parë në Katar.

“Premtimi im është të bëj një super tatuazh dhe do të festoj fitoren në qytetin e Rosarios ku ka lindur Messi”, tha ajo për median britanike.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës