E BUJSHME/ Trajnerja shqiptare merr drejtimin e Celtic, kontratë 2-vjeçare për të

Elena Sadiku do të bëhet trajnerja e parë femër në histori të ekipit të femrave të Celtic, pasi edhe zyrtarisht klubi skocez njoftoi për arritjen e marrëveshjes.Ajo do ta nis aventurën e saj të re me Celtic javën e ardhshme, teksa ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare, duke lënë kështu punën tek ekipi i Everton që bën gara në Superligën e femrave.

30-vjeçarja gjatë kohës sa ishte futbolliste aktive ka luajtur për klube nga më të ndryshme si Rosengard, Kristianstad, Eksilstuna United dhe Hammarby, por u detyrua të tërhiqej nga futbolli aktiv në moshën 23-vjeçare për shkak të një dëmtimi.

“Kjo është një ditë e madhe për mua dhe familjen time, t’i bashkohem një klubi si Celtic në një kohë kaq të rëndësishme për ekipin tonë të femrave”, ka thënë Sadiku.

Sadiku e ka filluar karrierën si trajnere në akademinë e vajzave tek Hammarby ku më pas ka kaluar tek kampioni suedez Rosengard.

Ajo ka fituar eksperiencë në Ligën e Kampionëve të Grave gjatë kohës sa ishte në stafin e trajnereve tek ekipi danez Fortuna Hjorring.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës