390
Laçi ka gjetur pasuesin e Stavri Nicës në stolin kurbinas. Burime për “Panorama Sport” bëjnë me dije se trajneri i ri i kurbinasve do të jetë Skerdi Bejzade.
Ai është parë në tribunë në stërvitjen e skuadrës në Pezë-Helmës ditën e sotme dhe kështu do të marrë drejtimin e skuadrës, teksa do të jetë në stol për sfidën e radhës në kampionat kundër Partizanit.
Debutimi i tij vjen pikërisht kundër skuadrës ku më parë ka luajtur dhe ka qenë kapiten. Bejzade vitet e fundit ka punuar në Gjermani në kategoritë e ulëta dhe mësohet se është kthyer në Shqipëri për të nisur një aventurë të re si trajner me skuadrën e Laçit.