E BUJSHME! Partizani tenton të transferojë sulmuesin e Milanit, zbardhen prapaskenat

Partizani ka në skuadër një si Xhuliano Skuka, gjithashtu edhe Alfred Mensah. Së fundmi kanë sjellë Fabian Shahajn, por nëse në derë të vjen një lojtar i ekipit të parë të Milanit, vështirë se do ta refuzonte njeri. Mësohet se të kuqtë janë në bisedime me kampionët e Italisë për huazimin e Marko Lazetiç.

Ai luan si qendërsulmues dhe është vetëm 18 vjeç, teksa deri më tani falë fizikut të tij ka arritur të kalojë etapat dhe të debutojë me skuadrën e Milanit në Serinë A.

Nëse sheh parametrat e lojtarit dhe klubin ku luan, kjo mund të quhet një ëndërr për drejtuesit e Partizanit, por merkatoja ka treguar se di të dhurojë surpriza. Këtë po e tenton klubi kryeqytetas, me Superioren, që ka fituar mjaft kredite në vitet e fundit në Itali dhe mund të konsiderohet një ligë më reklamuese se Seria C, ku Milani huazon kryesisht të rinjtë e vet.

Gjithashtu, fakti që në krye të Partizanit është një trajner italian si Xhovani Kolela, është një arsye që mund ta bindë Milanin t’u besojë të kuqve rritjen e talentit serb.

Related posts

Goditje në merkato, klubi ukrainas “rrëmben” protagonistin e Superiores (FOTO)

Sensacion në Final-Four, Dinamo sheh titullin, ja skenari që e shpall kampione

“Rrahje dhe paga të papaguara”/ Ish-drejtuesi zbulon konfliktet dhe kaosin te Vllaznia