E BUJSHME/ Ish-sulmuesi i Francës Nicolas Anelka ndjek miqësoren e klubit shqiptar, drejt bashkëpunimit me drejtuesit

by KLIKOJE.AL

Ish-futbollisti i përfaqësueses së Francës, Anelka, ishte nga afër për të ndjekur ndeshjen miqësore që skuadra e FC Shkupit zhvilloi kundër ekipit turkmen, Merë FT. Anelka pati mundësinë të shihte potencialin dhe performancën e skuadrës shqiptare, që në fund regjistroi një fitore 2-0.

Pas përfundimit të ndeshjes, presidenti Olgun Aydin dhe Nicolas Anelka zhvilluan një takim ku diskutuan për mundësitë e një bashkëpunimi më të madh. Ky takim shënon një hap të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të klubit shkupjan, duke synuar përmirësimin e strategjive dhe punës në fushën e futbollit.

Anelka shprehu kënaqësinë e tij për mikpritjen nga drejtuesit e FC Shkupit, ndërsa i njëjti pritet të vizitojë këtë skuadër edhe në qendrën stërvitore.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.