Një tjetër histori tradhëtie u trajtua në emisionin e kësaj të diele “1 herë mat” në E Diell në Top Channel.
Një burrë kërkoi investigimin e bashkëshortes së tij doktoreshë tek Urgjenca.
“Ka 10 vite që punon atje, ka qenë shumë e rregullt me oraret, ka qenë shumë e përkujdesur për familjen. Vitet e fundit e shoh të ftohtë, të shpërqëndruar. Kam dyshimet e mia,” tha klienti.
Pas investigimit 3-ditor të ekipit të Shkënda Lilit, nga fotografitë që u morën nuk u pa asnjë lëvizje e dyshimtë e bashkëshortes.
Nga shtëpia në punë, një kafe me kolegun 30 minutëshe ku nuk dallohej asnjë afrimitet i tepruar i tyre dhe më pas në shtëpi përsëri. Ky ishte itinerari i 3 ditëve të investiguara.
Por me sa duket ky investigim nuk i pëlqeu klientit pasi ai donte të dinte më shumë.
“Po ça janë këto foto, këto s’janë asgjë, unë s’paguaj për kështu gjërash,” tha klienti i revoltuar duke shtyrë fotot.
“Jo këto fotot s’ke pse i shtyn kështu, pse ça prisje ti të investigonim ne, ne nuk futemi dot në sallat e spitaleve,” iu përgjigj Shkënda.