Dyshohet se përplasi qëllimisht me makinë 68-vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen/ Autori i dyshuar bie në prangat e policisë(EMRAT)

by KLIKOJE.AL

60-vjeçari Mhill Gega përfundoi në prangat e policisë në Mirditë, pasi me automjetin e tij tip “Benz” goditi për vdekje shtetasin Mark Gjeta,68 vjeç. 

Dyshohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë

Rreth orës 13:00 ,në fshatin Bungaj, Mirditë shtetasi M.G.,60 vjeç, ka goditur me automjetin e tij tip “Benz” shtetasin M.Gj.,68 vjeç, banues në fshatin Bungaj, Mirditë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga sherbimet e Policisë Mirditë është kapur shtetasi M.G., dhe  shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, bashkë me automjetin për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.