Dy penallti dhe një gabim i Tafas vendosin sfidën, Tirana del me tre pikë nga “Kukësi Arena”

by S.M

Tirana ka arritur të mposht me përmbysje Kukësin në transfertë me rezultatin 2-3, përballje e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore.Një pjesë e parë me ritëm dhe gola. Në minutën e 15’, Kukësi do të kalonte në avantazh me Mustafa Salam. Tirana do të barazonte shifrat. Goditja nga distanca e Deliut, nuk neutralizohet nga portieri Tafas, me Liridon Latifin që i gjendur në vendin e duhur ia del të barazojë. Kukësi do të kalonte sërish në avantazh, një tjetër aksion model nisur nga krosimi i Muratit, ku në krahun tjetër Dragoshi i harruar e con topin në fundin e rrjetës.

Në pjesën e dytë Kukësi u munda me cdo mjet ti ulte ritmin kundërshtarit, dhe në fakt një situatë e tillë ashtu ndodhi, deri në minutën e 62’, duke detyruar trajnerin e Tiranës, Julian Ahmatajn për të larguar një mesfushor si Jonuzi e duke aktivizuar sulmuesin Patrick. Një lëvizje e tillë rezultoi e zgjuar, sepse Tirana hapet në lojë dhe në minutën e 68’, një harkim i Përgjonit, bën që Dragoshi të prekë topin me dorë.

Për arbitrin Florian Lata nuk ka asnjë dyshim dhe 11-metërsh. Pranë topit shkon Abazaj që ia del të shënojë. Tirana mund t’i kishte bërë një mbyllje më të mirë ndeshjes, nëse Patrick do të shënonte golin e avantazhit, në të 71-tën. Megjithatë sulmuesi brazilian nuk e kishte thënë fjalën e fundit, sepse në të 88-tën, Patrick fiton 11-metërsh në atë faull të shkaktuar nga Dragoshi.

Përsipër e merr 25-vjecari që shënon golin e fitores. Tirana rikthehet kështu te fitorja dhe blindon vendin e parë duke shkuar në kuotën e 33 pikëve. Ndërkohë ardhja e Emiliano Celës, ka rindezur një farë shprese me lojën e zhvilluar, por që për momentin, skuadrës i nevojiten pikë për të shpëtuar një sezon që po shkon drejt dështimit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.