Dy mungesa të sigurta ndaj Korabit, te Lushnja kënaq rikthimi i Mikel Cankës

Lushnja ka vijuar stërvitjen për Korabin, ndeshje që mbyll fazën e parë të kampionatit. Seanca është zhvilluar në Plug, ku nuk kanë munguar herë pas here edhe reshjet e shiut. Pas 6 javësh mungesë, është kthyer në fushë “bomberi” Mikel Canka. Pas operacionit, ai ka punuar për herë të parë në mënyrë individuale.

Një problem të vogël muskulor ka shfaqur 19-vjeçari Damiano Arapi, ndërsa pjesa tjetër është në formë. Grupi sidoqoftë nuk do të jetë i plotë për javën e 11-të, pasi qendërmbrojtësi Roland Disha ka plotësuar numrin e kartonave. Skuadra po kalon një moment të mirë dhe shpresohet që kjo ecuri të vijojë edhe me dibranët. Është një ndeshje direkte, pasi që të dyja kanë nga 10 pikë dhe është shansi për ta lënë pas.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës