Rustem Hoxha dhe Behiratche janë dëmtuar të dy në sfidën e Korçës. Një situatë aspak e këndshme për trajnerin Luigi Di Baigio që tashmë i mungojnë edhe alternativat në stol për të zëvendësuar të dëmtuarit.
Në këto kushte italiani urgjentisht ka kërkuar një qendërmbrojtës. Në listën e drejtorit sportiv, Haris Fakic janë dy lojtarë, emrat e të ciëve ende nuk janë bërë të ditur.
Njëri prej lojtarëve sezonin e fundit e ka mbyllur në Çeki, ndërsa tjetri në Maqedoninë e Veriut. Bisedimet mes palëve vazhdojnë dhe pritet që së shpejti drejtuesit të vendosin se cilin pprej tyre do të mund të transferojnë te Dinamo City. Në këto kushte drejtuesit kanë lëvizuar për t’i plotësuar Di Biagios kërkesën, me italianin që kërkon të kompletojë skuadrën për ndeshjet në vazhdim.