Dy klube turke interesohen për futbollistin e Egnatias, presidenti Demrozi tundohet nga oferta e bërë

Suksesi historik i Egnatias në sezonin e fundit ka rritur dukshëm vlerën e klubit dhe lojtarëve që kontribuuan në fitimin e Kupës së Shqipërisë, si dhe mbylljes së kampionatit për herë të parë në vendin e tretë.

Që prej 20 qershorit, skuadra është e grumbulluar në Bolu të Turqisë dhe në javët e fundit, zhurma e merkatos ka pushtuar jo pak rrogozhinasit, të cilët duke pasur lojtarë shumë cilësorë në përbërje, ata nuk janë vetëm synim i skuadrave të elitës shqiptare, por edhe jashtë vendit.

Dje në mesditë, presidenti Agim Demrozi, që po qëndron vetë pranë skuadrës në Turqi, ka bërë të ditur se për Jackson ka marrë oferta nga dy klube të Superligës turke. Sipas tij, bëhet fjalë për një ofertë vërtetë tunduese për blerjen e kartonit të 24-vjeçarit, i cili me golin e tij në finalen ndaj Tiranës, i dha Egnatias trofeun e Kupës.

Konfirmohet se janë 350 mijë euro në lojë për të marrë shërbimet e sulmuesit të krahut dhe natyrisht drejtuesit e Egnatias janë joshur. Për shërbimet e brazilianit ka pasur interes edhe nga Shkëndija e Tetovës në Maqedoninë e Veriut, por për klubin rrogozhinas në këtë moment përparësi kanë klubet turke, të cilat ofrojnë deri në 350 mijë euro për kartonin.

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)