114
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Aleksandër Goga” në qytetin e Durrësit.
Aksidenti ka ndodhur pranë spitalit rajonal, në vendin e njohur nga banorët “Te Dyli”. Një betoniere ka përplasur një person me biçikletë që paraprakisht dyshohet se ka qenë duke kaluar rrugën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e betonierës Petrit P. 65 vjeç.