“Duhet të harrojmë humbjet, nuk e ulim ritmin”, Bekim Maliqi i jep zemër Erzenit: Ky sezon do të jetë i vështirë

by KLIKOJE.AL

Ekipit i Erzenit vijon në kampionat me ulje-ngritjet e vazhdueshme të tij, por në çdo përballje, sidomos këto të fundit, Bekim Maliqi, ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes si shkak i paraqitjeve pozitive dhe golave të realizuar.

Në 7 javë të luajtura, ai ka arritur të shënojë 4 gola, përkatësisht kundër Egnatias, Dinamos, Tiranës e Kukësit, ku në dy prej tyre ishte vendimtarë, duke i siguruar trepikëshin skuadrës shijakase.

“Më ka motivuar çdo vlerësim apo koment që njerëzit më kanë dhuruar. Për çdo ditë, përveç trajnimit ekipor në stadiumin ‘Tofik Joshari’, stërvitem edhe individualisht. Dua ta mbaj këtë ritëm, të jem gjithmonë titullar dhe pse jo të shënoj edhe të tjerë gola. Kundër Kukësit nuk e di çfarë ndodhi. Në pjesën e parë dominuan, i dhamë volum lojës, ku patëm raste që ta mbyllnim ndeshjen shumë herët. Por kur nuk shënon, e pëson, pavarësisht se duket e pabesueshme. Ky sezon, në parashikimet e mia, do të jetë shumë i fortë, i vështirë dhe i rivalizuar, ku nuk ka favoritë. Ajo që na takon të bëjmë është të harrojmë humbjet.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.