Mes problemeve dhe mungesës së rezultateve, Mehmeti kërkon një sforco ndaj Skënderbeut

Dritan Mehmeti

Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të Superiores, nga java e 29-të e deri në javën e 33-të, si dhe kur do të luhen ndeshjet e para dhe të dyta gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Bëhet fjalë për shtatë ndeshje në katër javë e bashkë me ndeshjen e prapambetur të javës së fundit të fazës së tretë, janë 6 ekipet që do të luajnë këtë numër ndeshjesh në këtë hark kohor.

Dinamo-Skënderbeu është sfida që do të luhet ditën e shtunë në orën 18:00, në në një përballje për vendin e katërt. Ekipit kryeqytetas i mungon fitorja pas tre ndeshjesh radhazi, ndëra derbi i humbur kundër Tiranës duhet të harrohet shpejt.

Mehmeti është shprehur se pavarësisht zhgënjimit të madh të humbjes, loja e zhvilluar kundër bardhebluve e ka rritur entuziazmin dhe besimin te lojtarët. Dinamo krijon, ndoshta edhe shpenzon, por ngjan e bukur kur luan dhe veprimet e ndërsjella me Denison e Kaçorrin e me një Zabërgja që është zbulimi interesant i këtij kampionati.

LEXO MË SHUMËDinamo, fitore karakteri ndaj Skënderbeut, blutë ;flakin; Tiranën nga Final-Four

MUNGESAT NDAJ SKËNDERBEUT

Për takimin kundër Skënderbeut, ai nuk do të ketë në dispozicion dy lojtarë për shkak të problemeve fizike mbrojtësin Marku dhe mesfushorin Andoni. Aktualisht, Dinamo renditet e gjashta, me katër pikë më pak se Skënderbeu e tri më pak se Tirana, por ka edhe një ndeshje më tepër për të luajtur, ndaj fitorja me korçarët do t’i jepte shanse të mirë për të rihyrë në katër vendet e para. Në përballjet direkt, blutë kanë fituar dy ndeshjet e fundit, ndërsa Skënderbeu fitoi përballjen e parë të sezonit.

Më datë 21 shkurt të këtij viti, Dinamo triumfoi minimalisht ndaj Skënderbeut. Kryeqytetasit iu falën një goli të shënuar me penallti në minutën e 52-të nga Lorenco Vila. Ky 11-metërsh shkaktoi edhe polemika te vendasit që nuk ishin dakord. Ndoshta për ekipin korçar është momenti më i duhur për t’u hakmarrë.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit