“Këtu rrugët tona ndahen, nuk i toleroj këto gjëra…”/ Plas te klubi i Superiores, presidenti largon nga ekipi lojtarin

Drejtuesit

Flamurtari merr një goditje të rëndë për para ndeshjes së rëndësishme që do të luhet këtë fundjavë me Bylisin në Ballsh. Luciano Squadrone është pezulluar 6 muaj nga Disiplina duke i shtuar edhe më shumë hallet skuadrës. Mbrojtësi u përfshi në sherrin që ndodhi pas ndeshjes me Elbasanin madje mbeti edhe i lënduar. Edhe pse zyrtarët e klubit u përpoqën që ta ndalin lojtarin e kishin të pamundur t’i prisnin “vrullin” e irritimit. Lojtari kishte hequr fanellën dhe ishte me bluzë të bardhë në momentin e përleshjes.

Nga klubi nuk kishte deri dje në orët e vona asnjë reagim ashtu sikundër as nga vetë Luciano Squadrone. Squadrone tashmë do të largohet nga Flamurtari dhe për të aventura mbyllet këtu. Zyrtarë të klubit pohuan se përpara imazhit të klubit dhe respektit ndaj fanellës nuk vendosin asgjë.

Sinan Idrizi i ka tërhequr vëmendjen si Squadrones ashtu edhe lojtarëve të tjerë apo edhe përfaqësuesve të klubit që i përfshin në “përleshje”, duke ua bërë të qartë se dhuna nuk ka vend tek Flamurtari. Drejtuesit e klubit kanë kërkuar shpjegime nga lojtari për atë çfarë ndodhi dhe sjelljen e treguar. “Respekt ndaj fanellës dhe Flamurtarit! Sjellje të tilla janë të papranueshme për ne dhe nuk kanë lidhje me Flamurtarin. Këtu rrugët tona ndahen. Këto ngjarje unë nuk i toleron. Mund të dështoj në fushë, por nuk e pranoj dështimin në strukturë dhe institucion”. Kështu mësohet se është shprehur Idrizin gjatë një mbledhje të zhvilluar në orët e fundit, marrë shkas edhe nga vendimet e Disiplinës.

Related posts

Postimi që “djeg” Dinamon: Vllaznia ndez përballjen, Daja në alarm! (FOTO)

Probleme dëmtimesh te Tirana, Orges Shehi detyrohet të ndryshojë planet ndaj Vorës

Java e 27-të ‘trondit’ Lushnjën dhe rihap garën për titull! Skënderbeu ndalet në momentin e gabuar