Tifozja argjentinase, i cila doli topless gjatë finales së Kupës së Botës, duket se ka shpëtuar pa u ndëshkuar në Katar.Shikuesit vunë re se dy tifoze ”i vunë flakën” kamerave televizive gjatë ndeshjes mes Argjentinës dhe Francës.
Një person shkroi në Twitter: “E pashë, shumë e guximshme! Atë do ta arrestojnë nëse nuk tregohet e kujdesshme.” Me kriminalizimin e lakuriqësisë publike në Katar, fansat e saj fillimisht kishin frikë për sigurinë e të resë pasi shumë menduan se ajo do të përballej me ndëshkime serioze nga policia.
Por rezulton se ajo ka arritur t’i shpëtojë çdo sanksioni, duke postuar në Instagram për të përditësuar ndjekësit e saj për vendndodhjen si dhe për të postuar më shumë video të saj nudo. Në Katar nuk lejohen të tilla veprime, teksa tifozja ia ka dalë të mos arrestohet dhe as mos paguajë gjobë. Në reagimet në rrjetet sociale tifozja ka treguar se tanimë ka dalë nga Katari dhe se nuk është dënuar për veprimin e bërë gjatë festës për suksesin e Argjentinës.