Roza Lati gjatë një bisede me Julian Dedën në oborr, i ka treguar këtij të fundit një situatë aspak të këndshme që ka kaluar me Romeo Veshajn jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Moderatorja e njohur ka treguar se një herë është takuar me aktorin në kafe dhe në momentin që doli të blinte cigare, ai kishte ftuar pesë burra në tavolinë.
Ajo shton se kur u kthye, u ndje keq dhe nuk e konsideron aspak të hijshme këtë sjellje.
“Shkoj me ble cigare dhe më uli pesë burra në tavolinë. Dhe ky të më bëjë këtë pyetjen ‘a ke ngecur ti me burra në tavolinë?’, edhe thotë pastaj më mirë po ndërroj pyetjen. E kupton kush ta bën këtë pyetje, çfarë lloj mashkulli. Nuk i dhashë zë zemra ime, kuturu, nami nam për burra të martuar, “ke qenë ndonjëherë e lidhur me burra të martuar. Ti kap ku të duash, edhe bjeri Rozës, por jo ti që një herë që je ulur me Rozën, i ke ulur pesë burra në tavolinë”, tha Roza Lati.
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.