Dojna u bë nënë dhe urimin më të veçantë e merr nga Einxhel shtatzënë!

by KLIKOJE.AL

Këtë fundjavë që lamë pas moderatorja Dojna Mema dhe artisti Vlashent Sata u bënë prindër për herë të parë, ndërsa ndanë videon e parë me djalin e tyre, Nolan Sol Sata. Çifti ka marrë urime të shumta nga përdoruesit e rrjeteve sociale, por nuk kanë munguar edhe personazhet e famshëm të showbizit.

Por, urimi më i veçantë mund të themi që ishte ai i Einxhelit për Dojnën, teksa para pak ditësh Einxeli zbuloi se është në pritje të ëmbël.

Duke shpërndarë videon e Dojnës, Einxhel ka shkruar:

“E lumtur që një vajzë me karaktetin tënd luftarak dhe rebel ka sjellë në jetë një djalë, që do t’i mësojë sa shumë t’i dojë vajzat e forta si ty. Dua t’ju uroj ditët më të ndritura për copëzën tuaj më të çmuar. Mirëserdhe Nolan!

Na prisni te parku i lojërave.”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.