“Do të ikim në Londër të flasim me Chelsea-n”! Sylvinho kërkon një sforco nga klubi anglez për Brojën: E dua ndaj Çekisë, po ndjek disa lojtarë të Superiores

Silvinjo është trajneri i momentit në Shqipëri. Rezultatet fantastike të marra me Kombëtaren kanë sjellë entuziazmin e madh te shqiptarët, teksa së fundmi ky teknik arriti që të grumbullonte katër pikë në ndeshje si ato kundër Çekisë dhe Polonisë.

Në një intervistë të fundit në EuroNews me gazetaren Sidorela Gjoni, Silvinjo zbuloi jo pak detaje interesante. “Broja? Do të ikim në Londër këtë javë për të folur me klubin e tij dhe lojtarin. Nëse do të jetë gati 100% në gjendje maksimale, do ta marrim për ndeshjen kundër çekëve. Në të kundërt jo, nuk duam të dëmtojmë as shëndetin e Brojës dhe as marrëdhëniet e tij me Chelsea-n.

Broja është shumë afër për t’u kthyer, por ende jo në 100% e tij. Do të vendosi shumë takimi që ne do të bëjmë në Londër. Ajo që më befasoi më shumë ishte sjellja e lojtarëve në ndeshjen e parë kundër Polonisë, ishim fantastik. Lojtarë nga Superiorja për Kombëtaren? I ndjekim me vëmendje, Rrapaj, Hadroj, por edhe Redi Kasa, po e shohim”, tha Silvinjo.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)