Dje u bë pjesë e spektaklit/ Nuk do ta besoni çfarë thoshte Jul Deda për “Big Brother VIP” në 2015

by KLIKOJE.AL

Gazetarja Anta Muçaku me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka folur për nisjen e ‘Big Brother VIP’. Gazetarja ka demaskuar aktorin Julian Deda duke i nxjerrë statusin e bërë vite më parë kundër spektaklit.

“Fakti që personazhe të tillë si Juli, që kanë një karrierë të gjatë, kanë merak privatësinë dhe ekspozimin e familjes apo që nuk e kishin menduar kurrë më parë se një ditë do bëheshin pjesë e këtij formati, vendosin të futen aty brenda, tregon njëfarë dorëzimi përballë një shoqërie që të konsideron vetëm po ishe viral në tik- tok, apo instagram. Big Brother shihet si një mundësi për të bërë famë dhe para të shpejta. Ka humbur besimi te sistemi vleror, apo te puna që të nxjerr në sipërfaqe. E në këtë pikë nuk e di nëse është “faji” i Julit që futet aty brenda apo i një shoqërie të tërë për të cilën, nëse nuk je “Luizi”, ti nuk vlen fare” shkruan gazetarja

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.