Djali i Slobodan Miloshevic shfaqet në publik pas 20 vitesh, i kërkuari nga Interpoli u pa në Moskë.
Djali i ish-presidentit të Serbisë dhe ish-Republikës Federale të Jugosllavisë, Slobodan Miloshevic, Marko është shfaqur pas gati 20 vitesh në publik.
Dhe sipas mediave serbe, këtë herë, Marko Milosevic u filmua në zbulimin e bustit të babait të tij në Moskë. Siç theksojnë mediat në Serbi, shumë njerëz as nuk e njohën Markon, ndërsa të tjerë shprehen se ai me kalimin e viteve gjithnjë e më shumë i ngjan ish-liderit serb.
Pojavio se snimak Marka Miloševića na otkrivanju Miloševićevog spomenika u Moskvi. Tu je sa Putinovim Noćnim vukovima, koji su bliski i Vulinu.
— Kosta Konstantinović ???????????????? (@KostaKonstan) June 13, 2023
Nadam se da će Beograd zatražiti od Rusije da isporuči lice za kojim je raspisana crvena Interpola poternica. Posle 23 godine! pic.twitter.com/DJXAyoT8Nr
Marko Miloshevic mbeti një simbol famëkeq i viteve nëntëdhjetë dhe menjëherë pas 5 tetorit 2000, ai u arratis në Moskë.Emri i tij u gjet në listën e të kërkuarve të Interpolit, së bashku me emrin e nënës së tij Mirjana Markovic. Të dyve iu dha azil në Rusi dhe Mirjana ndërroi jetë në vitin 2019 në moshën 77-vjeçare.