Dita e të vërtetës/ Tirana-Partizani sipas shifrave dhe pritshmërive, statistikat flasin për “demat”

Luhet derbi, luhet Tirana-Partizani, 90 minuta që nuk kanë nevojë për prezantim. Ndeshje që shpëton imazhin e një kampionati të tërë. 171 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës nga viti 1947-2023 në të gjitha kompeticionet, Kupë dhe kampionat.

Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 71 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnë vetëm 47 fitore. 53 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.

Golavarazhi – 231 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 185 të bardhebluve. Golat e fundit në derbi u realizuan nga Mensah dhe Maget, që e zhvlerësuan barazimin momental të Hasanit.

Related posts

Konsiderohet e ardhmja e Kosovës, Dinamo drejt firmës me mbrojtësin e Prishtinës

Rubin Kazan e nis kampionatin mbarë, dy shqiptarë shënojnë golat e fitores (video)

Ka luajtur me Shkupin dhe Llapin, Besa prezanton mbrojtësin brazilian (EMRI)