“Disa banorë janë kot”/ Iliri flet me emra, i kthehet…

Mbrëmjen e djeshme, balerini i njohur, Ilir Shaqiri, tha gjatë spektaklit se në Big Brother VIP ka disa persona që për mendimin e tij nuk duhet të ishin. Ai argumentoi se në atë shtëpi priste të ishin persona me nivel më të lartë artistik. Ky debat, i cili bëhet nga të gjithë jashtë shtëpisë së Big Brother, u arrit të hapej vetëm nga Iliri.

Kjo deklaratë nuk i pëlqeu shumicës së banorëve. Ndërkohë, një moment kur Iliri tha se disa banorë janë kot brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka nxitur reagime pasi foli me emra.

Iliri: E kam pasur për shumë që janë këtu brenda, e kam për disa që janë këtu se nuk më pëlqen karakteri i tyre.

Donald: Kush janë?

Iliri: Duhet të të jap llogari ty?

Donald: Jo thuaja publikut.

Iliri: E di unë si ia them publikut. Kanë qenë disa që nuk janë, këtu janë Einxheli, Sara, Antonela deri në njëfarë pike…

Antonela: A i ndërrove fjalët brenda 5 minutash?

Arbana: Çfarë është ky paragjykim për një nga programet më të shikuara në Top Channel.

Antonela: Është shumë çdo herë që thuhet se nuk e meritoj vendin këtu.

Iliri: Nuk mendoj se je nga ato bloger që meriton të jesh këtu për karakterin që ke.

Sara: Pse çfarë duhet të bëjë?

Iliri: Të tjera ke thënë në dhomën e rrëfimit, të tjera thua këtu.

Antonela: Unë mendoj që je tipik njeri falso sepse ditën e parë ke dalë para të gjithëve duke i thënë turp të vijë që e paragjykoni. Këto mi thua sot javën e katërt.

Iliri: Për mua kot që je këtu. Është mendimi im.

Antonela: Sa herë që më përmendet që kam ardhur nga një emision. Do jua them që jam krenare se nga ku vij se falë Për’puthen e Top Channel jam këtu ku jam. Dhe nuk do të guxoni ta thoni më këtë gjë. Nëse jam këtu, e meritoj. Nuk jam lutur për t’u futur këtu.

Iliri: Duhet të kishte më shumë artistë.

Einxhel: Balerin je, nuk je kritik arti.

Related posts

Aldo provokoi Danjën duke i shprehur pëlqim, reagon partneri i saj! “Për këdo që përpiqet të përbaltë…” (FOTO)

ÇPO NDODH?! Aldo i dashuruar me Danjën? Banori ia thotë troç! (VIDEO)

“Familja jote nuk e do atë moj…”/ Jozi kritikon keq Eglin! (VIDEO)